Yjet shqiptare "betejë" në YouTube
Youtube
Pas facebook dhe twitter, një tjetër kanal që shtynë këngëtaret të ‘’luftojn뒒 në mes veti është dhe kanali për video, youtube. Sipas disa statistikave të publikuara nga ky kanal, shumë artistë nga mbarë bota masin forcën e popullaritet edhe përmes klikimeve në youtube. Në mesin e tyre në konkurencë të fortë shfaqen dhe këngëtaret shqiptare të cilat tashmë kanë hapur edhe kanalet zyrtare në youtube duke publikuar të gjitha klipet dhe video performancat në të cilat shfaqen nëpër televizione e koncerte të ndryshme.

Shumë herë kemi vënë në pah temën e diskutimeve përmes klikimeve nëpër video përmes të cilave këngëtaret tona bëhen të famshme dhe të kërkuara. Në mesin e shumë këngëtareve të cilat janë më të klikuarat aty, është pop këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli e cila për momentin po kryeson listën si një nga yjet më të kërkuara në këtë kanal të videove. Kërkimet në emrin e saj arrinë shifrën deri në 6 mijë kërkime, kurse në kanalin zyrtar me emrin GentaOfficial ajo ka diku deri në 3 mijë abonues të cilët ndjekin kanalin dhe videoperformancat e saj.

Deri para pak ditëve, klikimet në emrin e Genta Ismajlt arrijnë shifrën rekord deri në 5 milion klikime vetëm në kanalin e saj zyrtar, derisa ajo ka hapur akontin më datë 2 shkurt të vitit të kaluar. Kemi treguar shpesh se Genta që nga ardhja e saj ka tejkaluar shumë suksese dhe ka thyer rekorde nëpër portale, votime e sondazhe, koncerte etj, kurse këtë rradhë edhe në klikime.

Mes emrave të cilët poashtu janë të kërkuar e të klikuar nëpër video të ndryshme janë edhe Nora Istrefi, Elvana Gjata të cilat në video kanë me miliona klikime kurse nëpër kanalet zyrtare për shkak se i kanë hapur me vonesë nuk kanë dhe aq shumë abonues e klikime të cilat i ka arritur Genta brenda një viti. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2012, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori