Xhekson do te varroset ne ditelindjen e tij
Albeu.com
Pop ikona, Majkëll Xhekson do të varroset në fund të këtij muaji, në ditën kur “Mbreti i Popit”, do t’i mbushte 51 vjet. Familja e këngëtarit tha se Xhekson do të varroset më 29 gusht në një ceremoni private në Glendal të Los Angjelosit, me pjesëmarrje të kufizuar të familjes dhe miqve të afërt të Xheksonit.Majkëll Xhekson, i injohur për albumin e shitur në miliona kopje “Thriller” dhe hite të tjera, ka vdekur papritur më 25 qershor në Los Angjelos, nga një sulm në zemër.

Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë nëse barnat mund të kenë luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij dhe janë fokusuar në veprimet e mjekut të Xheksonit. /rel/
Shtuar më 19/08/2009, ora 16:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori