Willis: Jam burrë për shtëpi
Emma Heming dhe Bruce Willis
Bruce Willis pëlqen më shumë të kalojë mbrëmjen në shtëpi me gruan e tij, Emma Heming, se sa të shkojë nëpër "party". Aktori, i cili ka tre vajza (Rumer, Scout dhe Tallulah) me ish-gruan e tij Demi Moore, shprehet: “Më pëlqen të pi herë pas here, por nuk dal nga shtëpia. Më pëlqen të jem i shkëputur nga kjo shoqëri amerikane e kohëve të sotme.”

55-vjeçari tregon gjithashtu se nuk është i fiksuar pas çmimeve dhe se nuk do e kishte problem nëse nuk do të fitonte asnjëherë çmimin Oscar.

“Nuk mendoj kurrë për çmimet. Kam fituar disa, por nuk është se më rri mendja aty. Kjo gjë nuk ndikon fare tek mua. Cmimet kanë të bëjnë më shumë me komercialitetin”, përfundon Bruce Willis. (tch)
Shtuar më 25/10/2010, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori