William dhe Kate refuzojnë Pallatin e Lady Dianës
Foto: AP
Ishte planifikuar që çifti mbretëror britanik William dhe Kate të jetoni në Pallatin ku kishte jetuar më parë Lady Diana, në Kensington, por duekt se kjo ide nuk u ka pëlqyer dy të rinjëve.

Duka dhe dukesha e Cambrixhit do të transferohen në vitin 2013 në pallatin mbretëror në Kensington, por në vend që të jetojnë në banesen e ish-princeshës Diana, çifti do të jetojë në apartamentin e motrës së Mbretëreshës Elizabeth II.

Arredimi i apartamentit sipas shijeve të William dhe Kate do pak kohë që të përfundojë por asnjë prej të dyve nuk ka komentuar pse refuzuan të jetonin në pallatin ku William ishte rritur. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori