Wayne Rooney, ky baba i rreptë
Sulmuesi i Manchester United dhe Kombëtares së "Tre Luanëve", Wayne Rooney tregon se është një baba tepër i rreptë. Ai shton se në krahasim me bashkëshorten Colen, bërtet më shumë.

Por, familja i pëlqen lojtarit të përfaqësueses angleze, i cili zbulon se do të donte më shumë fëmijë. Një tjetër dëshirë e lojtarit është që të bëhet një trajner, kur ai të tërhiqet nga futbolli.

“Unë jam i rreptë, më strikt se bashkëshortja kur bëhet fjalë për fëmijët, por më pëlqen të jem baba dhe do të doja që Kai të kishte një motër ose vëlla. Kam qejf të rri me të. Ai më bën që të qesh”, u shpreh Wayne Rooney.

Rooney shton se dëshiron që të çojë djalin e tij të ndjekë një ndeshje të ish-klubit të tij, Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2012, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori