Walt Disney, 200 milionë $ humbje
Shtëpia kinematografike Walt Disney ka deklaruar se pret të humbasë 200 milionë dollarë me filmin e saj “John Carter”, duke e bërë prodhimin në fjalë si një ndër dështimet më të mëdha në historinë e kinemasë.

Filmi, që bën fjalë për një ushtarak që transportohet në planetin Mars, mund të sjellë një humbje që varion nga 80 në 120 milionë dollarë për financat e Disney gjatë javës aktuale.

Aksionet e kompanisë ranë me 1 për qind pak orë pas njoftimit. Megjithatë, ajo ka gjasa të sigurojë përfitime përmes kontratave televizive.

Vlerësohet se “John Carter” kushtoi 250 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe thuhet se Disney shpenzoi edhe 100 milionë të tjerë për marketingun.

“Historia është e pakuptueshme, personazhet janë qesharake dhe filmi është i gjatë dy orë e çerek dhe i mërzitshëm, shumë i mërzitshëm”, është komentuar filmi nga një spektator.

Regjisori i filmit, Andrew Stanton i “Pixar”, më parë ka korrur sukses të madh me filma si “Finding Nemo” dhe “Wall-E”. FilmiJohn Carter” bazohet në një seri librash të shkruar nga autori i “Tarzanit”, Edgar Rice Burroughs. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2012, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori