Vritet reperi Yung Hott
Albeu.com
Yung Hott, këngëtari i ri premtues i muzikës Hip-Hop është qëlluar për vdekje, në kohën kur ishte duke xhiruar një videoklip në shtetin e Gjeorgjias, në SHBA. 27- vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Jeroede Paige, ka vdekur, pasi u qëllua me armë në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, në kohën kur një turmë e madhe njerëzish po shikonte xhirimin e klipit të tij. Sipas disa burimeve të cilat ishin të pranishme në vendngjarje, në këtë incident janë plagosur dhe shumë persona tjerë.
Shtuar më 18/05/2010, ora 09:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori