Vlash, na kthe lekët që na ke borxh!
Vlashi i BB5
Është e gjatë lista e personave të cilët, kur kanë parë Vlashin brenda shtëpisë së “Big Brother”, kanë menduar: Neve na ka lekë borxh, s’ka turp shkon e futet aty brenda! Mesa duket, një nga aktivitetet e preferuara të Vlash Martikës jashtë shtëpisë së “Big Brother” ka qenë t’u marrë lekë borxh biznesmenëve të ndryshëm. Dhe nuk bëhet aspak fjalë për shumë të vogla, përkundrazi, në lojë janë shumë të mëdha parash.

Ja çfarë na ka treguar një biznesmen, i cili është njëri prej viktimave të tij: “Vlashin e kam njohur krejt rastësisht. Ai m’u fut mik që të sponsorizoja një nga spektaklet e modës që organizonte. Pasi biseduam, pranova. Por nuk mjaftoi kaq, me mirëbesim më kërkoi edhe një shumë parash borxh, sërish duke futur në mes spektaklin dhe duke më thënë, bashkë me pjesën tjetër të stafit, se do të m’i kthenin shumë shpejt. Kanë kaluar 2 vjet dhe ato lekë ende nuk i kam marrë. Prandaj kur e pashë të futej aty brenda gjëja e vetme që mendova ishte: “Si nuk kanë turp këta njerëz! Të isha unë në vend të tij do isha mbyllur në shtëpi e s’do dilja për gjithë jetën, sepse mesa kam dëgjuar unë nuk jam i vetmi ndaj të cilit Vlashi ka borxhe të tilla”,– tregon biznesmeni, i cili preferon të mbetet anonim. Dhe ka të drejtë. Pasi edhe një tjetër person na ka kontaktuar dhe na ka treguar pak a shumë të njëjtën histori.
Bëhet fjalë për një fotograf, me të cilin Vlashi do të hapte një revistë mode, si bashkortak. Por revista nuk u hap kurrë dhe Vlashi vazhdon t’i ketë 5000 euro borxh fotografit në fjalë. Ka edhe shumë histori të tilla, të ngjashme, por pjesa më e madhe nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetën, duke thënë që do ta zgjidhin këtë muhabet me Vlashin kur ai të dalë nga shtëpia!

Thua prandaj të jetë futur në shtëpinë e “Big BrotherVlashi, me shpresën që të fitojë çmimin e madh e të lajë borxhet?
Shtuar më 19/03/2012, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori