VIP-at shqiptarë që presin bebe
Xhemi Shehu
Alketa Vejsiu, Xhemi Shehu, Edona Llalloshi, Poni dhe së fundmi Aurela Gaçe dhe Soni Malaj kanë një emërues të përbashkët: presin të bëhen nëna së shpejti. Foshnjat e tyre janë VIP-a që në bark të nënës. Me përjashtim të Alketës, e cila pret një djalë pas vajzës Nicole, të gjitha personazhet e tjera do të gëzohen me fëmijët e tyre të parë.

Ndërkaq, prej disa javësh kanë lindur këngëtaret Elsa Lila, Ledina Çelo, Julka Gramo dhe Gerta Heta. Për Xhemi Shehun, e cila u martua vitin e kaluar, lajmi i shtatzënisë u mor vesh shpejt, pasi ajo me gojën e saj e rrëfeu në “E Diell”. Edona Llalloshi po ashtu ka qenë shumë e hapur të tregojë për publikun këtë ngjarje të bukur në jetën e saj, që e ndan me bashkëshortin e saj, Gazin.

Gazeta “Standard” ishte e para që zbuloi lajmin e shtatzënisë së Ponit, e cila pret një djalë. Vetëm pak ditë më parë, kësaj liste iu bashkëngjit edhe këngëtarja e Eurosong, Aurela Gaçe. Lajmin e lumtur këngëtarja 36-vjeçare, e cila prej pak kohësh ka krijuar një lidhje dashurore me Skerdin, menaxherin e saj dhe njëherazi babai i foshnjës së saj, e ka konfirmuar vetë përmes FB:

“E doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën tim dhe gjeta edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu më i lumtur, nuk më ndalon dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”, – ka thënë ajo.

Ndërkaq, Soni Malaj dhe i fejuari i saj italian, balerini Mirko Luccarelli, të cilët u njohën dhe u dashuruan vjet në “Dancing with the stars”, do të bëhen gjithashtu prindër.
Shtuar më 21/05/2011, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori