Victoria Beckham me iPHONE 4G të larë në ar
Viktoria Bekham, bashkëshortja e yllit të futbollit anglez, Dejvid Beckham, ka ekspozuar “iPhonin” e saj të larë të gjithin në ar, teksa ishte duke dalë nga makina e saj.

Paparacët e kanë fiksuar në aparatet e tyre këtë moment, teksa Viktoria kthehej nga një udhëtim i lodhshëm me makinë. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e pare, që ajo shfaqet në publik me celularin e saj "të artë", çka tregon se është e prirur ta bëjë publik atë.

Në shkurt të këtij viti ajo ka ekspozuar pjesë intime të “screensaver” të telefonit të saj, ku dukej qartë një foto e burrit të saj, Dejvid. Megjithatë, Viktoria nuk ka bërë të njëjtin gabim kësaj here, duke siguruar që ekrani i telefonit të saj të ishte i pakapshëm nga paparacët, me kokë poshte gjithë kohës.

“iPhone 4G” i Viktorias është i përbërë nga flori 24 karatësh, çmimin fillestar i të cilit në internet kap shifrën e 35 mijë dollarëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori