Aksidenti me pasojë vdekjen, gruaja doli nga makina e rrokullisur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Malësi të Madhe, me pasojë humbjen e jetës së një gruaje.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Gjergj Durgaj, ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të rrotullohet.

Gjatë aksidentit gruaja e tij, Gjystina Durgaj ka dalë nga mjeti, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë u shënuarnë aksin rrugor Koplik-Dedaj në orën 15.00.

Te “Ura e Zhejës”, në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe 65-vjeçari Gjergj Durgaj, me banim në fshatin Bzhetë, duke drejtuar makinën tip ‘Benz’, humbi kontrollin.

Teksa gruaja gjeti vdekjen, Durgaj u shoqërua në spital prej dëmtimeve të marra, teksa pritet të merret në pyetje lidhur me gjithë sa ka ndodhur. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 15:59