Pritej/ Pas zyrtarizimit të Sarrit, Lazio shumë pranë Hysajt

Elseid Hysaj duket shumë pranë Lacios dhe në vijim mund të ketë zhvillime sa i përket zyrtarizimit të marrëveshjes mes palëve. Kno është çka theksohet në mediat italiane, ndërkohë që lajmi për transferimin e shkodranit te ekipi kryeqytetas, u bë edhe më i mundur pas akordit të klubit me trajnerin Mauricio Sarri.

Tashmë, njihen raportet e shkëlqyera të shqiptarit me teknikun Sarri, teksa kur punuan te Napoli, mbrojtësi tregoi një nivel shumë të lartë.

Sakaq, te Lacio shpresojnë që ky bashkëpunim mes të dyve të jetë po aq i frytshëm. Sakaq, duke njohur mundësitë e Hysajt për të luajtur në të dyja krahët e mbrojtjes, Lacio është edhe më e bindur për 27-vjeçarin.


Shtuar 11.06.2021 14:04

Tags: , ,