Gërdeci dhe 21 janari, Berisha: S’kam asnjë lidhje dhe pikë!

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit

Berisha tha se Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është vrasje me dashje, të cilën gjykatësi e shndërroi në vrasje pa dashje.

Berisha: Unë s’kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur. Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme.

Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është vrasje me dashje. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në vrasje pa dashje dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim, ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër.  /oranews


Shtuar 27.05.2021 22:56