Van Dam: S'kam pësuar infarkt
Zhan-Klod Van Dam
Aktori i filmave aksion Zhan-Klod Van Dam ka kërkuar nga fansat e tij që të mos iu besojnë "zërave" se ka pësuar sulm në zemër gjatë xhirimeve në SHBA. "Ju lutem të mos u besoni zërave, të cilat i përhapin ueb sajtet jo zyrtare për Zhan-Klod Van Dam", ka shkruar të mërkurën aktori 50-vjeçar në profilin e tij në Facebook.

“Zhan-Klod Van Dam është 100 për qind në formë”, ka thënë ndër të tjera aktori belg.

Disa ueb sajte kanë shkruar se Van Dam ka pasur sulm në zemër gjatë xhirimit të filmit “Weapon” në shtetin amerikan Luiziana dhe për pak kohë është hospitalizuar.
Shtuar më 20/10/2010, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori