Valon Behrami dhe Elena gjithmonë së bashku
Albeu.com

Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili së fundi kaloi nga Italia në Kampionatin anglez, dhe e dashura e tij, modelja Elena Bonzani duket nuk ndahen asnjëherë.
Shumë foto, ku çifti është fotografuar në momente intimiteti në publik, qarkullojnë nëpër internet. Të dy janë bashkë prej një viti dhe nuk e kanë ndërmend të ndahen.

Modelja italiane Elena është studente për shkenca komunikimi dhe bashkëpunëtore në emisionin e Simona Ventures, dhe preferon të jetë e pranishme në fushën e televizionit ose në kinema.

Revista e njohur “Nuts”, së fundi ka klasifikuar femrat më të ‘nxehta’, të cilat qëndrojnë përkrah futbollistëve më të njohur. Mes tyre renditet dhe e fejuara e futbollistit shqiptar, Valon Behrami.

Lidhja e Behramit, i cili luan për kombëtaren zvicerane, me Elenën, prej kohësh duket e konsoliduar, edhe pse futbollisti i njohur nuk është shfaqur me të asnjëherë në Kosovë, apo gjatë ardhjeve të tij në Shqipëri. Gati një vit më parë ata festuan përvjetorin e parë së bashku.
Shtuar më 01/10/2008, ora 19:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori