Tuna zhduket nga skena
Albeu.com
Duket se këngëtarja nga Maqedonia ka zgjedhur të pushojë ose të merret me ndonjë provim të saj, pasi që kohëve të fundit ajo nuk është duke u paraqitur shumë në skenë.
Pas ndarjes së saj nga anëtari i grupit “Skillz”, Ledri Vula, këngëtarja shumë pak është parë nëpër ekran, përderisa TV 21 pothuajse nuk i transmeton aspak këngët e saj.

Më parë ishte thënë se Tuna është duke punuar më shumë për studimet e saja, por edhe kjo duket se ishte vetëm një thashetheme e radhës, pasi që, sipas disa burimeve, këngëtarja më shumë është duke kaluar kohën me qenin e saj sesa duke u marrë me karrierë.
Shtuar më 18/08/2008, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori