Tuna ne duet bombastik
Pëlqej
Albeu.com

Momentalisht po përgatit një singël që do të shoqërohet me videoklip dhe natyrisht albumin e tretë të shumëpritur që e ka në fazën përfundimtare.

“Shumë shpejt do të keni mundësi të ndiqni një duet bombastik”, thotë ajo, duke e mbajtur sekret këngëtarin, edhe pse thuhet që është një këngëtar mashkull.

Është shprehur se nuk preferon të bëjë paraqitje të shpeshta në skenë. “Aty ku vendos të paraqitem dua të lë vulë dhe mendoj që edhe publiku atë pret nga unë”, ka pohuar ajo.

Ky padyshim është një moment i mirë, që Tuna ka menduar për një goditje të fuqishme me muzikën, pas zhurmës së madhe, që u krijua me jetën e saj private gjatë gjithë këtij viti nga mediet maqedonase, kosovare, por dhe ato shqiptare.
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori