Tuna: Kosovarët të marrin mësime nga artistët e Maqedonisë
Albeu.com
Këngëtarja simpatike nga Shkupi Altuna Sejdiu, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka kritikuar organizatorët e festivalit ‘Video Fest’ që mbahet në Prishtinë për shkak sipas saj në këtë festival bojkotohen në mënyrë shumë të padrejtë artstitët nga Maqedonia.
”Unë kam fituar dy cmime në këtë festival por këto cmime i kam bojkotuar në shenjë revolte për kolegët e mi shqiptarë nga Maqedonia, të cilët anashkalohen në mënyrë shumë të padrejtë edhe perkunder punes se tyre profesionale.” ka thënë Tuna, duke shtuar se artistët Kosovarë mund të marin mësim nga puna dhe klipet e këngëtarëve shqiptarë në Maqedoni.
“Ne mund të hapim një shkollë dhe artistët kosovarë mund të vijnë e të mësohen se si punohet, sidomos mund të mësohen se si bëhen videoklipet” ka thënë e revoltuar Tuna. (lajm)
Shtuar më 28/09/2008, ora 22:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori