Travolta do luaj rolin e ushtarit serb në filmin e ri
John Travolta do të rikthehet në ekranin e madh. Këtë herë ai do të jetë bashkëprotagonist me një tjetër yll të kinematografisë botërore, Robert De Niro. Ky film shënon edhe interpretimin për herë të parë të dy aktorëve në të njëjtin produksion. Bëhet fjalë për filmin “Killing Season”.

De Niro do luaj rolin e një veterani amerikan të luftës ndërsa Travolta të një ushtari serb i cili kërkon të hakmerret dhe mes tyre nis një luftë e ashpër në male.

Skenari i filmit mban vulën e Evan Daugherty ndërsa regjisor i filmit është Steven Johnson. Filmi është produksion i “Millenium Films” që nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se ekipi që do të realizojë filmin do të jetë në sheshin e xhirimit prej janarit të vitit 2012. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori