"Titanic" arkivon Oscar-in e 11-të
Titanic” fiton një “Oscar” të ri, një dekadë pasi u shndërrua në filmin më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke e çuar në 11-t, numrin e Oscar-ve, të fituar gjatë viteve.

Filmi i James Cameron, në një anketim prej 50 mijë përdoruesish të internetit në SHBA, u shpall si më romantiku në historinë e kinematografisë.

Historia midis Jack Doson, të luajtur nga aktori Leonardo di Caprio dhe Rose deWitt, të luajtur pikërisht nga Kate Winslet, e shoqëruar me dramën e mbytjes, ka prekur miliona teleshikues.

Nërkaq në vendin e dytë, për amerikanët është çifti Rhett Butler e Rossella O’Hara në “Gone with the wind”, i interpretuar nga Vivien Leigh dhe Clark Gable, ndërsa në vendin e tretë renditet historia midis Julia Roberts e Richard Gere në “Pretty Woman”.

Ndërkohë anketimi amerikan ka nxjerrë edhe personazhin më të mirë në kinematografi, i cili është Tom Hanks, në filmin “Forrest Gump”.

Filmi horror më i frikshëm në histori është “The exorcist”, ndërsa komedia më e mirë “The craziest plane in the world”.
Shtuar më 29/03/2011, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori