Nuk zgjati as tre minuta, shtyhet gjyqi për Lulzim Bashën

Seanca e katërt ndaj kreut të opozitës Lulzim Bashës në Apelin e Tiranës është shtyrë për në datën 14 maj, ora 10:30. Trupi gjykues në seancë ishte Shpresa Beçaj, Alaudin Malaj, Shkelqim Mustafa.

Mësohet se i pandehuri Arben Ristani dhe përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës Eduard Halimi nuk kanë qendruar në sallë as tre minuta.

Trupi gjykues ka kërkuar kohë për të njohur çështjen, pasi është zëvendësuar një prej anëtarëve, pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit.


Shtuar 30.04.2020 08:39