Tim Burton do të jetë kryetari i jurisë në edicionin e 63-të të Festivalit të Kanës, që pritet të zhvillohet më 12-13 maj. 52 - vjeçari që ka drejtuar filma si, "Batman" e "Mars Attack!", ka deklaruar se po jeton një ëndërr që tashmë është bërë realitet.“Pasi e kam kaluar rininë duke parë tre programe njëkohësisht dhe duke xhiruar nga 48 orë rresht filma horror, ndihem gati për në Kanë”, thekson regjisori i falshëm.
Ndërkohë, emrat e anëtarëve të jurisë do publikohen në mes të muajit prill. Burton sapo ka përfunduar xhirimet e “Liza në botën e çudirave” dhe pritet të nis punën me “Bukuroshja e fjetur”.
Shtuar më 27/01/2010,
ora 01:57