Të shtunën fejohet Adelina Thaçi
Pëlqej
Adelina Thaçi
Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Thaçi, e cila vetëm ditë më parë zbuloi se është e dashuruar, ka bërë të ditur për mediet kosovare se këtë të shtunë do ta kurorëzojë me fejesë dashurinë e saj me Bradhyl Metajn.

“Këtë të shtunë do të fejohem. Jam shumë e emocionuar, janë emocione gëzimi. Është diçka e re për mua dhe vërtet jam shumë e lumtur, sepse kam gjetur një njeri që më përshtatet në të gjitha aspektet”, ka pohuar Adelina.

“Ceremonia e fejesës do të jetë shumë e vogël, vetëm familjarët dhe miqtë të afërt”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 25/11/2010, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori