Tatlises i mbrojtur me masa të larta sigurie
Ibrahim Tatlises
Ibrahim Tatlises, këngëtari legjendar turk i cili u qëllua nga tri plumba të kallashnikovit, po qëndron në spital midis jetës dhe vdekjes. Aktualisht organet turke kanë rritur masën e sigurisë në spitalin ku po qendron Tatlises.

Kështu fansat nuk do të lejohen që të qëndrojnë në oborrin e spitalit për të mësuar të rejat rreth gjendjes shëndetësore të tij. Gjithashtu edhe familjarët e Tatlises, të cilët janë urdhëruar që të largohen nga spitali.

Bëhet e ditur që shëndeti i Tatlises është përmirësuar mjaftueshëm, dhe tashmë ai mund të komunikojë me personat rreth tij. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori