Sylvester Stallone mbështet Schwarzenegger-in
Sylvester Stallone po mbështet mikun e tij Schwarzenegger në dramat e tij personale. Ylli i Terminator-it është prirur drejt mikut të tij prej një kohe të gjatë, i cili mund ta ndihmojë atë të kthehet në ekranin e madh.

"Arnold dhe Sylvester janë miq prej shumë kohësh. Arnold ka bërë gabime dhe është i lënduar, por ai ka një rrjet të njerëzve të mirë si Sylvester që e ndihmojnë dhe i ofrojnë mbështetje në rindërtimin e jetës së tij. Sylvester ka folur edhe për një projekt që ai dhe Arnold mund të realizojnë së bashku" tha një burim i afërt me aktorin Sylvester Stallone.

Arnold kishte lajmëruar javën e kaluar se projektet e tij janë vënë në pritje për tu përqëndruar në çështjet personale./albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori