Juventusi interesohet për Edison Cavanin

Edinson Cavani është rikthyer në listën e Juventusit për këtë afat kalimtar.

Sky Sport Italia thotë se Juventus ka kontaktuar Edinson Cavanin pas vështirësive në bisedimet me Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Do të ishte një transferim befasues për reprezentuesin e Uruguait, i cili është agjent i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në.

Ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ka qenë afër një marrëveshje me Benfican, skuadër e cila u tërhoq duke e konsideruar të lartë pagën e sulmuesit.

Njëjtë sikurse Luis Suarez, edhe Edinson Cavani është në moshë të njëjtë, 33 vjeç.

Derisa Luis Suarez ka nevojë të negociojë largimin nga Barcelona, Cavani veç është i lirë, dhe transferimi i tij do të ishte më i lehtë,


Shtuar 5.09.2020 07:37