Soni dhe Flori serish bashke
Pëlqej
Albeu.com
Soni dhe Flori janë bashkuar sërish, por jo për ta ripërtërirë dashurinë e tyre, porse vetëm për bashkëpunim muzikor.
Pas bashkëpunimit që patën për këngën “Fluturimi 3470” në Festivalin e vitit të kaluar “Kënga Magjike”, këtë radhë ata do të bëjnë një këngë të përbashkët për të konkurruar në Festivalin në RTSH.

“Kënga është një dëshmi e momenteve më të mira të lidhjes sonë”, është shprehur Soni.

Kënga është e punuar nga Flori, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Enis Preshevës, ndërkohë që ish-të dashurit do të konkurrojnë në festival me shpresën se po të fitojnë do të marrin pjesë në Euovizionin e ardhshëm.

“Ishte këngë aq e bukur saqë menduam ta përfshinim në albumin e ri, por pastaj vendosëm të konkurrojmë në festival me shpresën se mund të pëlqehet dhe të vlerësohet”, ka shtuar Soni Malaj.
Shtuar më 01/11/2008, ora 18:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori