Sinan Hoxha gjobitet 1 mijë euro
Sinan Hoxha
Këngëtari i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare Sinan Hoxha i ka tmerr avionët. Megjithatë atij i duhet që çdo javë të fluturojë si pasojë e koncerteve të shumta që ka në diasporë.

Fundjaven e shkuar, kur këngëtari Hoxha udhëtoi drejt Gjermanisë, pati një përvojë të pakëndshme emocionalisht dhe materialisht.

I stresuar nga turbulencat që po pësonte avioni me të cilin po udhëtonte, Sinani nuk ka duruar dhe ka ndezur një cigare, konsumimi i cilës i ka kushtuar 1000 euro gjobë për shkeljen e rregullave, shkruan '"Bluetooth'". Ndonëse gjoba ka qenë mjaft e lartë, Sinani e ka paguar pa kundershtim.
Shtuar më 20/03/2011, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori