Si është Lady Gaga në jetën e përditshme
Zakonisht jemi mësuar ta shohim me veshje tepër skenike, por tani Lady GaGa ka vendosur që t'i tregojë fansave se si është ajo realisht pa make-up-in super të ngarkuar.

Këngëtarja 25-vjecare ka postuar një foto në Twitter, ku ka dalë e patrukuar. Bashkë me foton ajo ka postuar edhe një mesazh: "Ju uroj një ditë të mrekullueshme!"

Lady GaGa e ka nxjerrë veten ne fotografi në tualet, përballë një pasqyrë, ndërsa në flokë ka vendosur një lule.

Artistja këto kohë ka qenë shumë e ngarkuar duke u përgatitur për turin e saj "Born This Way", që nis në muajin prill. Megjithatë ajo duket se ka gjetur kohë që të ruajë lidhjet me fansat e saj në rrjetin social.
Lady GaGa aktualisht është në një lidhje me aktorin dhe modelin Taylor Kinney, të cilin e takoi ndërsa regjistroi videon e këngës së saj "You and I". Sipas burimeve pranë ciftit, Taylor po kërkon një unazë të vecantë për të dashurën e tij. A do të ketë së shpejti një propozim për martesë? Të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori