Shqiptarja që mohon origjinën
Eleni Foureira
Një shqiptareGreqi thotë se vjen nga Meksika, nga frika se mos nënvletësohet. Quhet Eleni Foureira, vajza e cilësuar si "Beyonce e Greqisë" dhe që ka shkaktuar shumë polemika në shtypin grek, për shkak të mohimit të origjinës shqiptare.

Pjesëmarrja e saj në programin shumë të ndjekur në kanalin “Mega”, ku fitoi edhe çmimin e parë në show-n “Just the two of us”, ka shkaktuar shumë reagime në lidhje me origjinën e saj shqiptare, pas mohimit nga vetë këngëtarja, e cila deri tani është prezantuar me origjinë meksikane, mbështetur edhe tiparet e saj. Zhurma mediatike është krijuar direkt pas çmimit që ajo fitoi në tv “Mega”.

Nuk ka vonuar dhe në rrethet artistike është përhapur lajmi se Eleni Fouriera në të vërtetë është një vajzë me origjinë shqiptare. Sipas burimeve të afërta të këngëtares, thuhet se ajo është një vajzë me nënën nga Vlora dhe babanë nga Fieri.

Këtë fakt ajo nuk e ka përmendur në asnjë intervistë, ndërsa ka ndryshuar dhe emrin e mbiemrin. Po ashtu, pas polemikave të hapura kryesisht në shtypin e shkruar në gjuhën shqipe në Athinë, mësohet që të mos ketë mohuar asgjë rreth zbulimit të origjinës së saj të vërtetë. Në biografinë e saj artistike ajo shkruan se ka lindur në Athinë, nga një baba nga Meksika dhe nënën nga Janina.

Lajmi se ajo është shqiptare u publikua nga gazeta “Albania Press”, në faqet e së cilës është kritikuar qëndrimi i këngëtares për të mohuar origjinën e saj. Burime nga një kompani diskografike në Greqi e kanë bërë më të besueshëm lajmin se Eleni Foureira është shqiptare, duke e përsëritur edhe një herë historinë e Ioanës, një tjetër vajzë që mohoi origjinën shqiptare, ndërsa mori pjesë në programin “Next top Model” në Greqi. (Panorama)
Shtuar më 31/01/2011, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori