Shqiptarët harrojnë Champions League për Ezel
Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05.

Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.


Ezel është seriali më mediatik i momentit në të gjithë botën. Një nga eksportet më të mira të fundit nga Turqia që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan “Champions League”.

Teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta. Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”.

Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani për gazetën Mapo. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori