Shakira "ecën" në Bulevardin e Famës
Fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino, Shakira u shpreh e lumturemri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm në Bulevardin e Famës në Hollywood.

“Kur isha 7 vjeç erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard. Mbaj mend që ajo më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj doli i saktë”, u shpreh e emocionua këngëtarja kolumbiane.

Shakira, bëhet kështu, personazhi i parë kolumbian që i gdhendet emri në "Boulevard of Fame" në Hollywood. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori