Shakira dëshiron të incizojë album në gjuhën arabe
Shakira
Këngëtarja e muzikës pop Shakira ka shprehur dëshirën që të këndojë në gjuhën arabe.

"Do të ishte sfidë që të incizoj albumin në gjuhën arabe. Së pari më duhet të mësoj arabisht", u ka thënë këngëtarja kolumbiane gazetarëve në Marok, ku mori pjesë në festivalin Mavazin.

Shakira ka origjinë nga Siria. Gjuha e saj amtare është spanjishtja, por shumë hite i ka incizuar në gjuhën angleze.

Ajo ka shpjeguar se është rritur duke dëgjuar këngëtaret arabe si egjiptiania Um Kalsum dhe libanezja Fejruz.

Shakira në video-spote shpesh vallëzon, kurse hiti i saj “Ojas Asi” është incizuar në gjuhën spanjolle dhe përmban melodi nga Lindja e Afërme. Ajo është shumë e popullarizuar në Lindjen e Afërme.
Shtuar më 29/05/2011, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori