Shakira dashurohet në futbollistin Pique
Pëlqej
Pique
Futbollisti i njohur i Barcelonës, Gerard Pique dhe pop-këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira, janë në romancë, bëjnë të ditur mediet e huaja.

Në të vërtetë, ata ishin njoftuar gjatë kohës së mbajtjes së Kampionatit Botërorë të Futbollit në Afrikën e Jugut, ku Shakira ka kënduar në ceremoninë e hapjes së kësaj gare, ndërsa thashethemet për romancën mes tyre, kanë filluar të përhapen menjëherë pas përfundimit të kampionatit, kur janë parë duke lëshuar së bashku një hotel.

Se mes Shakirës dhe Gerard-it ka lindur dashuria, dëshmojnë edhe banorët e qytezës bregdetare Blanes në Spanjë, ku çifti momentalisht po pushon.

Ajo që është interesante, është fakti se si Shakira, ashtu edhe Gerard, janë të fejuar, ku këngëtarja që nga viti 2000, është në lidhje me Antonio de la Ruoa, djalin e ish presidentit të Argjentinës.

Ata ishte dashur të martohen në tetor të këtij viti, por dasma nuk është mbajtur, por zyrtarisht ata nuk e kanë prishur fejesën, por duket se kjo tashmë ka ndodhur.
Shtuar më 20/11/2010, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori