Sfidat e Adelinës në “Dancing with the Stars”
Adelina Tahiri
Përveç suksesit në këngë, Adelina Tahiri po e sprovon veten edhe në vallëzim. Tani ajo është bërë pjesë e show-t të vallëzimit “Dancing With the Stars” në të cilën thotë se po kalon ditët më të mira të jetës së saj.

Mbase edhe vallëzimi thotë se është njëri nga talentet e saj që e bënë të ndjehet mirë.

“Gjatë kësaj periudhe që po prezantohem në garën e vallëzimit “Dancing With the Stars” po e ndjejë veten shumë mirë. Vallëzimi është njëri nga profesionet që më pëlqen më së shumti, që e vogël kam pasur prirje për vallëzim dhe tani si duket po e përmbushë ëndrrën time. Pra përveç këngës po e sprovoj veten edhe në vallëzim”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Adelina ka edhe përmasat trupore për të qenë një valltare e suksesshme, ndonëse ajo nuk është dashur të humb ndonjë kilogram për shkak të “Dancing With the Stars” ashtu sikur ka ndodhur me disa konkurrente të tjera të cilat është dashur të pakësojnë kilogramët e tepruar.

Ajo na bënë të ditur se pas këtij shou do të lansojë në treg disa projekte të reja muzikore.
Shtuar më 07/04/2012, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori