Selena-Justin gjejnë kohë dhe për peshkim
Pavarësisht axhendës së tyre të ngjeshur, Justin Bieber dhe Selena Gomez arrijnë gjithmonë të gjejnë kohën për të qëndruar me njëri-tjetrin.

Këngëtari kanadez fluturoi në Florina në fundjavë, për të qëndruar pranë të dashurës së tij, që po xhiron një film pranë Majemit. Duke përfituar nga dita e lirë, Bieber mori me qera një jaht luksoz, me të cilin mori të dashurën, disa miq dhe familjarë, për një ditë të paharrueshme peshkimi.

Gjyshërit natyralë të 18-vjeçarit, Diane dhe Bruce Dale, gjithashtu ishin të pranishëm në udhëtimin e këndshëm.

Nga ana e tyre, Bieber dhe Gomez, ndonëse të vetëdijshëm për praninë e kamerave, zgjodhën një veshje krejtësisht rastësore, me të riun që përzgjodhi një palë pantallona të shkurtëra shumëngjyrëshe dhe 19-vjeçaren, që u fotografua me një fustan të gjatë të rehatshëm. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori