Vazhdojnë lajmet negative për Liverpoolin, Alisson mungon ndaj Everton

Liverpool do të kenë një mungesë të madhe për derbin lokal ndaj Everton.

Derbi i Merseyside nuk do të shoh të zbres në fushën e blertë portierin brazilian, Alisson Becker.

Numri 1 i skuadrës së Liverpool vuan nga një lëndim dhe Jurgen Klopp ka konfirmuar se ai do t’i mungojë skuadrës për ndeshjen ndaj Everton.

“Ai (Alisson Becker) nuk ka shanse që të luajë ndaj Everton”, ka thënë Klopp.

“Por, nuk e dimë se sa do të zgjasë situata”, ka shtuar tutje gjermani.

Mungesa e Alisson po vërehet te Liverpool, me skuadrën nga ‘Anfield’ që mbrëmë pësoi shtatë gola ndaj Aston Villas.


Shtuar 5.10.2020 09:52