Schumi "tërbon" gjermanët: Dashuroj Zvicrën
Michael Schumacher është shprehur se dashuron Zvicrën dhe menjëherë mediat gjermane kanë sulmuar shtatë herë kampionin e botës në Formula 1.

Piloti i Mercedes ka deklaruar se vendi ku ndihet më i lumtur është Gjeneva.
“Zvicra ka harmoni, nuk ka gjë më të bukur. Është atdheu im i vërtetë”, u shpreh Schumi për gazetën "Neue Zuercher Zeitung".

Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga mediat gjermane. “Si duhet ta kuptojmë këtë, Schumi?” shkruan gazeta "Bild" që më pas e ka kontaktuar për ta pyetur për një ndërrim të mundshëm të kombësisë. Menjëherë ish-piloti i Ferrarit është përgjigjur: “Unë jam gjerman dhe sa herë që kam mundësi e vizitoj Gjermaninë me shumë dëshirë.”

Stafi i kampionit të Formula 1 ka sqaruar më tej se “zemra e Schumacher është aq e madhe sa ka vend për Gjermaninë dhe Zvicrën të marra së bashku”. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori