Duket se edhe
Samanta Karavella i ka mësuar tashmë ca hile në marrëdhëniet e saj me mediat. Ajo kërkon të promovohet vetëm për këngët e saj të reja, duke këmbëngulur ta fshehë gjithmonë e më shumë detaje nga jeta private, siç është historia e saj aktuale e dashurisë me një djalë nga Tirana.
Nuk
dihet pse ajo ka frikë të flasë hapur për të
dashurin e saj, por një nga arsyet është se vetë djali nuk do të identifikohet si partneri i saj. Dhe tashmë që thashethemet qarkullojnë gjithnjë e më shumë se
Samanta vetëm 20- vjeçare e ka një të dashur, ajo ka menduar ta shuajë zhurmën me një klip, ku krijon një tjetër alibi, se i dashuri i saj nuk jeton në Shqipëri.
Këtë e ka realizuar me fabulën e klipit të saj të ri me titull “Larg”, që i kushtohet një dashurie të dëshpëruar, pasi i dashuri vendos ta lërë Shqipërinë përgjithnjë. Por, pse vendos
Samanta të mos flasë për historinë e saj?! Ashtu si vite më parë, kur ajo nuk shoqërohej me ndonjë djalë, preferon që në media të vazhdojë të dalë me statusin “single”. Gjithsesi, miq të tyre të afërt kanë treguar se këngëtarja e fsheh djalin me të cilin shoqërohet nga mungesa e sigurisë tek ai, menaxheri i një qendre tregtare të madhe në Tiranë, shkruan Panorama.
Më shumë se një vit më parë u përfol se ishte hyrja në jetën e saj e një djali, që ajo të harronte look-un prej fëmije të padjallëzuar, për t’u shfaqur në skenë si “Femër fatale”, në “Top Fest 7”, por gjithmonë duke iu përmbajtur moshës që ka me veshjen. Por e vërteta ishte se kjo s’kishte të bënte me të
dashurin, por me menaxhimin që po i bëhej. Edhe pse ka më se një vit që është lidhur, nuk
dihet se si do të vazhdojë kjo histori më tej. Po ashtu, nuk
dihet nëse familja e ka mbështetur lidhjen e saj me menaxherin, ndërkohë që
Samanta është ende studente në Fakultetin Filologjik, ku ndjek studimet për Spanjisht.
Shtuar më 28/08/2011,
ora 18:25