E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Rrezaton Selena Gomez
Ndërsa i dashuri i saj, Justin Bieber, është vendosur në qendër të vëmëndjes se mund të ketë një fëmijë me një tjetër femër, Selena Gomez shkëlqeu në një aktivitet bamirësie të organizuar në Los Anxhelos ditën e martë.

Siç raporton TCH, 19-vjeçarja dukej veçanërisht tërheqëse, e veshur me një fustan ngjyrë të argjendtë me shpinë të hapur.

Me flokë të lëshuar dhe e pastolisur me gjerdane apo bizhuteri të shtrenjta, Selena dukej tërësisht e pashqetësuar nga “stuhia” që është krijuar në një prej lidhjeve më të famshme të momentit në botën e “showbizz”-it.

Për më tepër, gjatë aktivitetit bamirës, 19-vjeçarja u fotografua duke biseduar me entuziasëm me Eva Longoria, aktore e serialit "Shtëpiake të dëshpëruara". /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori