Rossi “ngacmon” Canalis me biskota
Valentino Rossi është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike, jo për paraqitjet e tij në cirkuitin e Sepangut, por për një shkëmbim batutash në “Twitter” me Elisabetta Canalis. Ai nga Malajzia, ajo nga Los Angeles, flasin për biskota. Ky është një fillim i mirë bisede për “Doktorin”, i cili prej disa kohësh është beqar.

Nëse mendojmë që piloti italian nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për bukuroshen, mund të mendojmë se po përpiqet që t’i afrohet asaj. Kampioni i Moto GP-së nuk e ka fshehur kurrë tërheqjen për ish-velinën dhe, pikërisht gjatë “Chiambretti Ni ght” ka rrëfyer se Canalis e kishte evituar vëmendjen që i kushtonte ai.

Tani që është beqar, u është rikthyer disa ngacmimeve të pafajshme. Nga ana tjetër, Elisabeta po përjeton një histori dashurie me një tjetër, i cili me sa duket po e bën të lumtur, por asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta Valentino mund të arrijë të joshë zemrën e saj. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori