Rosela dhe Sinani, së shpejti me një hit
Këngëtarja nga Shqipëria, Rosela Gjylbegu, sërish do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarë nga Kosova. Kësaj radhe në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun.

“Shumë shpejt nga Supersonic TV do transmetohet kënga më e re në bashkëpunim me një këngëtar shumë të njohur si Sinan Vllasaliu, shpresoj që ta pëlqeni”, ka shkruar Rosela në Facebook.

Dueti, i cili do të realizohet së shpejti me videoklip, pritet të jetë një nga hitet verore.

Ky duet është i pari mes Roselës dhe Sinan Vllasaliut, por nuk është i pari për bashkëpunimin mes këngëtarëve nga Kosova e Shqipëria, pasi më herët Sinani ka bashkëpunuar edhe me Eli Farën, kurse Rosela me Eliza Hoxhën
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori