Rooney baba për herë të dytë
Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitd, Wayne Rooney pritet së shpejti të bëhet baba për herë të dytë, raporton Sport News.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanikë. Prezantuesja e njohur televizive Coleen, bashkëshortja e futbollistit, nuk konsumon alkool prej disa javësh dhe mendohet se rreth muajit Maj, ajo do t’i japë një motër ose vëlla, fëmijë së tyre të parë, Kai. Një burim i afërt i Coleen thotë për “ The Sun”, se bukuroshja ka dashur gjithmonë të ketë më shumë fëmijë se c’ka për momentin.

Për më tepër askush nuk e ka parë më atë të dali në fundjavë, mesa duket ajo po kujdeset vërtet për veten. Në ditëlindjen e djalit të saj Kai, i cili mbushi dy vjec, Coleen është shprehur se dëshiron të ketë katër fëmijë e se i pëlqen të jetë nënë me kohë të plotë.

Duket se problemet që përfshinë martesën e tyre një vit më parë janë harruar nga çifti Rooney. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori