Manchester United vazhdon të interesohet për shërbimet e Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly mbetet ‘shënjestër’ i Manchester Unitedit.

 

 Qendërmbrojtësi është i lidhur me kalimin në Premierligë, vlera që kërkon Napoli ka filluar të zbres.

Duke marrë parasysh mos kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Napoli do detyrohet të mos kërkojë pagë të lartë.

Sipas Gazzetta dello Sport, United është skuadra angleze më e interesuar për senegalezin.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dëshiron se paku 45 milionë euro, vlerë që është e ulët në krahasim me 80 milionë euro që refuzoi verën e kaluar.

Koulibaly ka edhe dy vite kontratë të mbetur, duke e vendosur Napolin në një pozitë të hapur për të bërë kompromis me klubet e interesuara.


Shtuar 2.06.2021 16:37