Rëndohet bilanci në Gaza, mes 119 viktimave edhe 31 fëmijë

Të paktën 119 janë vrarë në Gaza. Mes tyre janë edhe  31 fëmijë. Nga ana tjetër, 830 të tjerë të plagosur në luftimet aktuale, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Lexo edhe: Dita e pestë e konfliktit, ushtria izraelite intensifikon sulmin ndaj Gazës

Numri i të vdekurve në Izrael mbetet tetë, duke përfshirë një grua 87-vjeçare e cila vdiq pas shpërthimit të një bombe afër Ashdod.

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014. Fillimisht u nxit nga disa javë tension izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Më pas u degradua në një shkëmbim të pandërprerë të raketave palestineze dhe sulmeve ajrore izraelite./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 09:58

Tags: ,