Fellaini shpëton klubin legjendar nga falimentimi (FOTO LAJM)

Standart Liege një prej klubeve më të mëdha në Belgjikë rrezikonte falimentimin, jo vetëm për shkak të krizës nga COVID-19, por edhe për shkak të problemeve të shumta ekonomike.

Por atëherë kur gjithçka dukej se do të kishte një fund të hidhur, me Standartin që do zbriste nga elita e futbollit për të rinisur çdo gjë nga e para nga kampionati i amatorëve, klubi nga Liezhi ka gjetur një shpëtimtar të papritur që është një ish-futbollist i tyre.

Tifozët u mobilizuan që të siguronin fonde për të paguar një pjesë të borxheve që kishte klubi pasi Federata kishte nisur procedurën për t’i hequr licencën. Por shpëtimtari i vërtetë u bë mesfushori Marouane Fellaini, i cili ka luajtur në karrierën e tij në radhët e këtij klubi për 4 sezone në fillimet e tij si profesionist.

Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e Shandong Luneng në Kinë, ka dhuruar 3 milionë euro për të shpëtuar skuadrën. Klubi e ka vlerësuar këtë kontribut dhe i ka premtuar se do ia kthejë në të ardhmen këtë shifër lojtarit, sapo të jetë e mundur që të rregullojë disi bilancet. Tashmë të gjithë tifozët e Standartit që klubi e ka zgjidhur këtë problem falë Fellainit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit belg edhe sezonin e ardhshëm.


Shtuar 30.04.2020 19:43