Rita Ora paralajmëron daljen e albumit te ri
Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Rita Ora ka paralajmëruar se albumi i saj është duke mbërritur. Më në fund dhe vetë këngëtarja e ka konfirmuar atë çka kemi kaq kohë që e presim.

Ndërkoh kengetarja ka dhene nje intervsitë per ”Dazed&Confused”. Ne këtë intervistë ajo tregon disa herë që është nga Kosova, së fundmi është duke dëgjuar albumin e Adele dhe influencat e saj muzikore janë klasiket si Mariah, Whitney, Imogen Heap ( impresive!) dhe ka fiksim GWen Stefani.

Mamaja e saj ka qënë doktoreshë në Kosovë dhe ka mbrojtur diplomën për të dytën herë në Angli ku momentalisht është doktoreshë. Roc Nation e konsideron si familje, mendon se Jay-Z është gjeni muzikor dhe nënshkrimin e kontratës me të e konsideron si një ëndërr që është bërë realitet. /vip/
Shtuar më 19/08/2011, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori