Rita Ora, dikur ishte shitëse
Këngëtarja, Rita Ora, e cila sipas shumë medieve ndërkombëtare gjatë këtij viti do të jetë ylli i 2012-s, ka publikuar në kanalin virtual YouTube, videon në të cilën tregon se si për më pak se një vit është ngritur në majat e top listave britanike dhe amerikane. Përmes kësaj videoje gati tre minutash, Rita tregon sesi kur ka qenë 18 vjeç ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike më të njohur në botë që e menaxhon Jay Z, “Rock Nation”.

“Kam nënshkruar një kontratë me Rock Nation kur isha 18 vjeç. Isha duke punuar në një dyqan në metro dhe tani jam nën shoqërinë e njerëzve talenti i të cilëve më çmend”, ka thënë Rita.

E që në fillim të kësaj videoja, 23 vjeçja tregon për diçka që atë e bënë krenare. Rita thotë në videon “Të bëhesh Rita Ora”, se ka lindur në Kosovë por që është tipike vajze londineze, transmeton Lajmshqip.

“Kam lindur në Kosovë por defintivisht jam një vajze tipike londineze dhe prezantoj Britaninë por gjithmonë do ta kem në zemër Kosovën”, ka thënë Rita. Sipas saj, në moshën 8 vjeçare ajo ka incizuar këngën e parë.

Shtuar më 04/04/2012, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori