Rihanna i thotë jo "Playboy-it"
Pëlqej
Rihanna
Natyrisht se ka shumë meshkuj të cilët mezi presin që të shohin këngëtaren Rihannazhvesh trupin e saj dhe revista erotike për meshkuj "Playboy", është e etshme që atyre t'ua realizoj këtë ëndërr.

Këngëtares flokëkuqe, vazhdimisht i janë bërë oferta që të zhvesh ërrobat e saj nga kjo revistë e famshme, por ajo ka refuzuar ta bëj këtë. Gjatë një interviste në radio me Angie Martinez, Rihanna ka folur rreth kësaj teme.

“Kam pasur disa oferta për t’u zhveshur në ‘Playboy’. Ata duan që të paguajnë që të zhvishesh në ballinën e tyre”, është shprehur Rihanna.

“Nëse unë do të zhvesh rrobat e mia, atëherë kjo do të jetë me stil dhe do ta bëj për vullnetin tim dhe jo për para. Nuk do të marrë para për ta bërë këtë”, ka shtuar Rihanna. Bukuroshja momentalisht është në vazhdën e promovimit të albumit të saj të ri "Loud", i cili do të dalë në shitje më 16 nëntor.

Ajo gjithashtu është në përgatitje për hapjen e ceremonisë së çmimeve ‘American Music Awards’, e cila mbahet këtë të diele më 21 nëntor.
Shtuar më 18/11/2010, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori