Edhe pse në Evropë ka vjet që nuk ka lansuar asnjë hit, në SHBA dhe Amerikën Latine, edhe më tutje është në maja të toplistave, kështu që ylli në Shtegun e Famës është vazhdim logjik i karrierës së tij të suksesshme.Emrave të shquar në Shtegun e Famës në Hollywood, prej të mërkurës i është bashkuar edhe këngëtari Ricky Martin, ndërsa zbulimin e yllit të tij e kanë përcjellë adhurues të shumtë të tij nga Porto-Riko. Edhe pse në Evropë ka vjet që nuk ka lansuar asnjë hit, në SHBA dhe Amerikën Latine, edhe më tutje është në maja të toplistave, kështu që ylli në Shtegun e Famës është vazhdim logjik i karrierës së tij të suksesshme. "Kjo është një ndjenjë e pabesueshme, emri im është këtu dhe tash kurrë nuk do të vdes", tha Ricky Martin, në ceremoninë e zbulimit të yllit të tij me numër 2 351 në Shtegun e
Famës në Hollywood. Ai është bërë i famshëm me shitjen e miliona albumeve dhe për punën e tij humanitare, ndërsa disa ditë para ceremonisë, atij i është dorëzuar në mënyrë simbolike edhe çelësi i qytetit të Miamit.
Shtuar më 19/10/2007,
ora 19:06